Ballina Lajme Maqedoni Më datën 1, të parët në mal – 31 alpinistë agimin e...

Më datën 1, të parët në mal – 31 alpinistë agimin e pritën në Pelister

Bora dhe ngjyra të llojllojshme nga agimi i parë në vitin 2022. Kjo pamje i priti 34 alpinistët, pasi përfunduan udhëtimin e tyre i cili zgjati 4 orë e 40 minuta për t’u ngjitur në majën Pelister, e cila është e lartë 2601 metra.

Marketing

“Grupi u nis në orën 12-30 pas mesnatës. Ngjiteshim. Kushtet e motit ishin mjaft të mira për dallim nga vitet paraprake kur ishte më vështirë. Dukshmëria ishte më e dobët, kishte shumë borë, por këtë herë gjithçka ishte ashtu siç duhej”, deklaron Jasmin Biberoviq, alpinist.

Këtë iniciativë 11 vjet më parë e nisi Vllatko Kërbaleski. Përveç tij, pjesë e grupit “Olimpus Mons” janë edhe: Ivanço Toshevski, Aleksandar Dimovski, Jasmin Biberoviq dhe Ana Kërbaleska.

Експертите истакнуваат: Нанесете го овој гел и болката ќе исчезне веднаш. Тајната е во…
“Rrugëtimi ynë zgjati rreth 5 orë, kishim disa pauza. Grupi ishte mjaft i adaptueshëm, megjithatë bëhet fjalë për alpinistë me përvojë. Me ne kishte edhe njerëz nga Shkupi, Resnja, Prilepi, Gostivari. Atje mbërritëm në orën 06-30 dhe e pritëm agimin e parë”, shton më tej Biberoviq.

Alpinistët vazhduan traditën që e “imponoi” alpinisti dhe gazetari Petar Stavrev, i cili këtë vit u ngjit në Pelister për të 30 herë me radhë, ku të punësuarve në pikën e RTM-së ua uroi Vitin e Ri me shampanjë.

“Ata u befasuan shumë, sepse në turn janë dy dhe çdo herë kur shohin më shumë njerëz, gëzohen, duan të bisedojnë me njerëzit. Ishin mjaft të befasuar dhe deshëm t’ua urojnë Vitin e Ri në një mënyrë më autentike. Përgatitëm paketa, u dhamë dhurata”, përfundon Biberoviq.

Antena është maja më e lartë e malit Baba, kurse e treta në vend. Vlerësohet se është pika e dytë më e lartë në Ballkan dhe më gjerë ku vazhdimisht ka njerëz – të punësuar në pikën e transmetimit të radios dhe televizionit. Pamje të mrekullueshme ka nga katër anët: Lugina së Prepsës, nëse qielli është i kthjellët mund të shihet edhe Liqeni i Prespës. pastaj Lugina e Pellagonisë, maja e Malit Baba dhe qyteti i Manastirit, kurse nga larg shihen edhe malet në Greqi dhe Shqipëri.

Exit mobile version