Me dekret do të kërkohet që nëpunësit policorë të shpërblehen me 15 mijë denarë

Deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut është propozuar dekret me të cilin kërkohet që nënpunësit policorë të shpërblehen me 15 mijë denarë. Kjo ndihmë do të jetë e njëhershme, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Marketing

“Dekreti i përfshinë të gjithë nëpunësit policorë, të punësuarit në shërbimet drejtuese dhe personelin administrativ në Ministri të Punëve të Brendshme të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe kanë punuar pa u lodhur dhe janë munduar të japin gjithçka nga vetja”, shkruan Çulev.

Ai pret që Dekreti të miratohet nga Qeveria në seancën e parë të ardhshme.

Marketing