Me flamurin kuq e zi, Shkurte Fejza e këndon “Mora fjalë” në një stadium të Zvicrës

Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita FC ka luajtur një miqësore në Zvicrës ndaj skuadrës së famshme, FC Aarau.

Para se të fillonte ndeshja, në stadium performoi këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza.

Marketing

Kënga e përzgjedhur nga Shkurte Fejza ishte “Mora Fjalë” që kënaqi të pranishmit në tribuna, e që sigurisht që është një numër i madh shqiptarësh.

Kujtojmë që te skuadra zvicrane luajnë disa shqiptarë, përfshi këtu: Arijan Qollaku, Milot Avdyli, Samuel Krasniqi, Dorian Derbaci, Binjamin Hasani, dhe Shkëlqim Demhasaj. 

Marketing