“Më ka shkruar”, Beatrix rrëfen njohjen me Naymar, reagimi i Donaldit

Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj ka thënë së ka shoqëri me dy futbollistë me famë botërore, Mbappe dhe Naymar.

Marketing

Ka qenë DJ Dagz, ai që e pyeti këngëtaren rreth lajmit që ka qarkulluar në media se është e afërt me futbollistët dhe Beatrix tha se i ka shokë. Ajo ka thënë së ka patur shoqërinë të përbashkët dhe kanë frekuentuar së bashku të njëjtat festa.

Ndërkohë sikurse vihet re Donaldi, partneri i këngëtares në “Big Brother Vip” është bërë kurioz për të ditur marrëdhënien e Trixës me Neymar dhe Mbappe.

Biseda mes banorëve:

Dj Dagz: Trixa a më duket a kam parë një lajm, diçka me Mbappe dhe Neymar. I ke shokë?

Beatrix: Po.

Sarah: Kë ke shok, Neymar?

Beatrix: Po.

Sarah: Futbollistin?

Beatrix: Po.

Donaldi: Si, qysh, tek?

Beatrix: Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa.

Dj Dagz: U njohët?

Beatrix: Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat.

Dj Dagz: Mbaj mend që keni qenë te një festë.

Beatrix: Po. Janë shumë të mirë.