Me kë do ta prezantojë ‘Këngën Magjike’ këtë vit? Gjebrea zbulon emrin

“Kënga Magjike 2021” ka nisur me prezantimin e konkurentëve të këtij edicioni, teksa i afrohet finales së madhe.

Çdo ditë zbulohen detaje të reja dhe një nga më të rëndësishmit e zbuloi Arditi pak më parë.

Krah një fotoje më Marsela Çibukajn teksa shijojnë një gotë vere, ai pranon se partnerja e tij në netët finale do jetë pikërisht këngëtarja e njohur.

Marketing

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të ‘Kënga Magjike 2021’. Marsela, mbi të gjitha – Artiste”, ka shkruar Arditi në postimin  ë fjalë.

Marselën nga këngëtare e kemi parë të eksperimentojë edhe me ekranin e radion dhe ja ka dalë aq mirë sa tashmë i besohet edhe prezantimi krah Ardit Gjebresë. Me një këmbë në prezantim e një në këngë, vajza me multitalente nuk ndalon së surprizuari.

Image