Me kërkesë të prokurores Stefanova anulohet seanca për rastin “Titanik”

Seanca e sotme dëgjimore për rastin “Titanik” është anuluar për shkak të mungesës së prokurores Lile Stefanova. Stefanova kishte njoftuar Gjykatën se gjatë ditës së sotme ka takime me Misionin e Vlerësimit të BE-së në vend, që po shqyrton situatën në gjyqësor.

Marketing

Përveç Stefanovës, në Gjykatë nuk u paraqit edhe avokati i ish-kryeministrit, tashmë azilantit Nikolla Gruevski, i cili është në Budapest. Edhe ajo njoftoi se gjatë ditës së sotshme ka detyrime të tjera.

Në “Titanik” për parregullsitë zgjedhore, përveç Gruevskit në mesin e të akuzuarve janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkoska Boskovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiç, dhe Edmond Temellko.

Marketing