Ballina Sport Me këtë rezultat përfundon ndeshja mes Caliagrit dhe Napolit

Me këtë rezultat përfundon ndeshja mes Caliagrit dhe Napolit

Skuadra e Napolit nuk ka arritur me shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Cagliari, në duelin e vlefshëm për xhiron e 26-të në Serie A.
Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Sardegna Arena’, të parët në epërsi kaluan vendasit.

Marketing

Ishte mesfushori uruguaian, Gaston Pereiro, ai i cili në minutën e 58’ shënoi për rezultatin 1-0 për Cagliarin.

Napolitanët nga humbja i shpëtoi sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, i cili realizoi në minutën e 87’ për rezultatin përfundimtar 1-1.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi për skuadrën e Napolit në elitën e futbollit italian.

Në këtë takim për 90 minuta u paraqit edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë për napolitanët.

Pas këtij barazimi, Napoli renditet i treti me 54 pikë, aq sa ka edhe Milanit që është i dyti, kurse Cagliari pozicionohet i 18-ti me 22 pikë.

Exit mobile version