Ballina Sport Me këtë rezultat përfundon ndeshja mes Villarrealit dhe Juventusit

Me këtë rezultat përfundon ndeshja mes Villarrealit dhe Juventusit

Ka përfunduar dueli i parë mes Villarrealit dhe Juventusit i luajtur në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Marketing

Villarreali dhe Juventusi kanë luajtur baras 1-1, në takimin e zhvilluar të martën mbrëma në stadiumin ‘Estadio de la Ceramica’.

Golin për vendasit e realizoi Dani Parejo (66’), kurse për ‘Zonjën e Vjetër’ shënoi Dusan Vlahovic (1’).

Ndeshja e kthimit mes Juventusit dhe Villarrealit zhvillohet pas tri jave në ‘Allianz Stadium’ në Torino.

Marketing
Exit mobile version