Më mirë për Tetovën me aksion simbolik në shesh të Tetovës: Votat e qytetarëve janë burim i fuqisë tonë (VIDEO)

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” (MMPT) do të garojë përsëri për këshillin e Komunës së Tetovës në zgjedhjet e 20 gushtit. Nga kjo nismë sot përmes një aktiviteti simbolik u bënë thirrje qytetarëve që të bashkëngjiten me to për të gjetur zgjidhje për problemet e qytetit, shkruan Portalb.mk.

Marketing

Përmes një statuje ilustruese “E ❤️ TE” (E duam Tetovën) e vendosur në qendër të qytetit, MMPT filloi kampanjën parazgjedhore. Përmes këtij aktiviteti, qytetarët do të kenë mundësi që në këtë ilustrim të ngjisin letra me idetë e tyre për një qytet më të mirë.

Bartësja e listës- Elmedina Abdullai u shpreh se “Më mirë për Tetovën” ka pasur përkrahjen e qytetarëve edhe më parë edhe ajo ka qenë motivim për to, prandaj për të vazhduar më tej kanë përsëri nevojë për përkrahjen e tyre.

“Më mirë për Tetovën gjatë gjashtë muajve në këshillin e Komunës së Tetovës dëshmoi se udhëhiqet nga interesat e qytetarëve dhe që nuk merr pjesë në pazarllëqe politike dhe jemi të sigurt se me dinjitet kemi përfaqësuar çdo kërkesë të çdo qytetari të Tetovës. Për të vazhduar më tej për shkak se nuk i kemi kryer të gjitha obligimet, sigurisht se do të na duhet ende më shumë përkrahje, prandaj i ftojmë banorët e Tetovës që të jenë pjesë, të takohemi, kë komunikojmë sa më shumë për të shkëmbyer idetë për zgjidhjen e problemeve të shumta që i kemi në Komunën e Tetovës”, tha Elmedina Abdullahi.

Kampanja do të fokusohet në tre shtylla kryesore, transparencë dhe llogaridhënie, qytet me plan urbanistik dhe ambient i pastër.

“Ne Sot me këtë që kemi prapa nesh do fillojmë të nxjerrim disa nga pikat për të cilat qytetarët mund të na bashkëngjiten. I ftojmë të gjithë qytetarët të mblidhen të na takojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha Zeqir Vica, kandidat për këshilltar nga MMPT.

This slideshow requires JavaScript.

Sa u përket koalicioneve, nga MMPT shprehen se vota e qytetarit do tregojë se çfarë veprimi do marrin më tej. Thonë se do koalicionojnë për çdo gjë që është për të mirën e qytetarit. Ndërkaq nuk e hodhën poshtë as koalicionin me Bilall Kasamin, por pas rezultateve të zgjedhjeve.

Kujtojmë që MMPT në përbërjen e kaluar të këshillit komunal kishte dy këshilltarë, ndërkaq tani presin që të marrin më shumë këshilltar se herën e kaluar.

Kjo është lista e kandidatëve për këshilltarë nga MMPT:


Këshilli i Komunës së Tetovës do të shkojë në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për me 20 gusht i shpalli kryetari i Kuvendit.

Fushata zgjedhore filloi me 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri me 18 gusht ora 00:00.

Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë. Në përbërjen e kaluar nëntë ishin nga BDI (në fillim u ishin dhjetë, por më pas një kaloi në Lëvizjen Besa), nëntë nga Lëviza Besa (në fillim ishin tetë, por më pas një nga BDI kaloi në LB), katër VMRO-DPMNE, dy ASH, dy LSDM, dy Më mirë për Tetovën, dy PDSH dhe një Alternativa.