Ballina Aktuale Me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE”, PDSH fillon fushatën...

Me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE”, PDSH fillon fushatën në Çair

Fushatën për referendumin, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE”, PDSH-ja do ta fillojë sot nga Çairi ku do të mbahet tubim me fillim në orën 19:30, në teatrin e fëmijëve në Çarshinë e vjetër në Shkup.

Marketing

Të premten, siç citojnë nga partia, në mbledhjen e zgjeruar të Kryesisë Qëndrore me kryetarët e degëve, u zgjodh shtabi zgjedhor , ndërsa gjatë fundjavës u mbajtën edhe mbledhjet në të gjitha degët dhe nëndegët e PDSH-së ku u formuan shtabet e degëve dhe u zgjodhën kryetarët dhe anëtarët e tyre.

Shtabe janë formuar në Likovë, Kumanovë, Haraçinë, Hasanbeg, Butel, Çair, Shuto-Orizare, Veles, Çashkë, Karshiakë, Sopishtë, Saraj, Zhelinë, Tearcë, Tetovë, Bërvenicë, Bogovinë, Negotinë-Vrapçisht, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë,Ohër,Resnjë, Dollnen, Krushevë dhe Manastir.

Prej sot fillon edhe mbajtja e tubimeve si dhe formave të tjera të takimeve me qytetarët, me qëllim rritjen e përkrahjes për referendumin që do të mbahet më 30 Shtator.

 

Marketing
Exit mobile version