Me Mourinhon s’ka hajgare, e largoi lojtarin nga loja në minutën e 18-të

Jose Mourinho duket se i dërgoi një mesazh të ashpër Renato Sanchesit, të cilin e zëvendësoi vetëm 18 minuta pasi e inkuadroi në lojë.

Marketing

Roma pësoi humbje sonte në udhëtim ndaj Bolognas me rezultatin 0:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Serie A.

Nga kjo ndeshje mori vëmendje një rast i Mourinhos me Sanchesin.

Trajneri portugez e futi si zëvendësues mesfushorin në pjesën e dytë, por e largoi atë vetëm pas 18 minutave, duke e zëvendësuar me Edoardo Bove.

Sanches, i cili është në pronësi të Paris Saint-Germainit dhe i huazuar te Roma, dukej i hutuar nga situata.

Gjithsesi, ai u largua nga fusha drejt pankinës, por Mourinho dhe stafi i tij nuk i hodhën asnjë shikim, e lëre më një sqarim.

Marketing