Me ndryshimin e emrit, ASHAM dhe RTVM do të riemërohen

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Republikës së Maqedonisë Veriore” — kështu do të quhej akademia e shkencave dhe arteve sipas marrëveshjes së arritur e që pritet të të nënshkruhet në Prespë. Në pajtim me marrëveshjen, duhet të riemërohen edhe institucione tjera shtetërore të cilët mbajnë emrin — Maqedoni/e maqedonisë, si p.sh Radio Televizioni i Maqedonisë.

Marketing

Të gjitha organizatat tjera, kompanitë dhe shoqatat ose aktivitet të ndryshme mundet lirisht të emërohen si maqedonase dhe të shfrytëzojnë fusnotën maqedonase, si në shtëpi ashtu jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i ASHAM, Taki Fiti para disa muajve shprehu qëndrimin e Akademisë të mos pranojnë që te tek bisedimet të hapen pyetjet për identitetin.

Përveç ASHAM, do të duhej të riemërohen edhe institucionet tjera shtetërore si Banka Popullore e Republkiës së Maqedonisë, Armata e Ushtrisë së Maqedonisë, Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë, Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe kjo sipas Kryetarit të ASHAM është absurde.

Marketing