Mozzik ka postuar fotografi me Loredanën nga pushimet.
Mozzik dhe Loredana duket se po e shijojnë në maksimum kohën që kalojnë me njëri-tjetrin së fundmi.
Së bashku apo jo, dyshja po i gëzojnë pa masë fansat e tyre pasi po paraqiten në vendet e njejta me fëmijën e tyre, Hanën.
Pak ditë më parë Mozzik publikoi foto ku zbuloi se udhëtoi drejt Milanos, që e konsideroi si qytetin më të bukur të Italisë teksa edhe fansat e tyre zbuluan se ishte së bashku me Loredanën.
Ndërkohë ditën e djeshme të tre si familje ata kanë udhëtuar drejt një tjetër destinacioni.
Loredana dhe Mozzik kanë postuar në Instagram foto nga avioni, teksa shihen duke udhëtuar me njëri-tjetrin drejt Dubait. “Oh Dubai?”, ka shkruar Loredana përkrah fotove.
Ndërsa sot para pak minutash Mozzik jua plotësoi dëshirën të gjithëve, reperi ka shkrepur një foto në pasqyrën e makinës dhe pas tij duket edhe Loredana.
Shën Valentini i tyre po vazhdon në Dubai dhe kjo foto ishte vula e fundit që tregoi ata janë rikthyer dhe janë mjaft të lumtur.