Me pamje nga festa, Aurela Gaçe dedikim për ditëlindjen e së bijës

Vajza e këngëtares së dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe feston sot 10 vjetorin e lindjes.

Marketing

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, duket se artistja është kujdesur që kjo ditë të jetë e paharrueshme për bijën e saj, Grace.

Gjithashtu, Aurela ka ndarë disa fjalë të ndjera për të . “10 vjet me ty Grace im, bekimi i parë i dy familjeve. Nuk po shkruaj gjithë çfarë ndjen zemra ime si nënë, ndjesitë e çuditeshme qysh kur mësova se brenda meje rritej një zemër e vogël, momentin kur e mora në krahë për herë të parë, se do të duhej të shkruaja shumë gjatë, por ka 10 vjet që jeta ime mori kuptimin më të bukur, më me vlerë.

10 vite, e bekuar me Grace (Hirin e Perëndisë). Mbrëmë ajo festoi mes shoqeve e shokëve te klasës, e sigurisht me shoqet që janë rritur bashkë ne lagje, me familjet bashkë, e uroj me zemër që gjithë fëmijet të jenë te bekuar e rrethuar me dashuri. Përgjigjia e çdo hapi në jetë, dashuria”, ka shkruar Aurela në postimin e saj në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CWNl3aXqxBQ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=327307a8-257c-48aa-a3b9-7d9250202fe8