Me paratë e “Çairçanes” u pagua një borxh – Arsovska fajin ia hedh Ministrisë së Financave

Kaloi edhe një vit me premtime boshe për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov” të njohur si Çairçanja, në Çair të Shkupit. Mjetet që u alokuan për nisjen e procedurës së projektit, janë marrë dhe janë orientuar për shlyerjen e një dënimi që ka patur Qyteti i Shkupit. E këtë e ka bërë Ministria e Financave, thotë kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, duke u distancuar nga përgjegjësia.

Marketing

“Në buxhetin e vitit të kaluar kanë ndarë një shumë të mirë të mjetëve që ishte në pjesën e realizimit, që për shkak të kontesteve të të tjerëve, që Qyteti duheshte t’i paguaj këtë vit, u desht të thithen mjetet nga ky projekt. Ne nuk e bëjmë këtë, por Ministria e Financave, e cila kur has në bllokadë, marrin mjete nga procedura ku ka më së shumti ose kanë ndonjë algoritëm që u tregon prej ku të marrin mjetet”, tha Arsovska.

Si duket nga Qyteti i Shkupit nuk ka disponim për zgjidhjen e kaosit në trafik që krijohet në këtë rrugë. Të paktën kështu shprehet i pari i Çairit, Visar Ganiu, duke treguar se Arsovska nuk u është përgjigjur në asnjë mënyrë për problemin e lartpërmendur.

“Jemi me një farë mjegulle, të cilën ajo e shfrytëzon, dëshiron të blejë kohë dhe shihet se qëllimi primar është që të mos e rregullojë rrugën Cvetan Dimov. Përndryshe punët shkuan shumë mirë deri në fazën kur u desht të zgjidhet operatori për eksproproim të objekteve që janë në vijën e projektit, në bulevardin Cvetan Dimov”, u shpreh Ganiu.

Përndryshe në maj të vitit të kaluar këshilltarët e Qytetit të Shkupit kanë votuar për ndarjen e 140 milionë denarëve për fillimin e punimeve rreth ndërtimit të rrugës “Cvetan Dimov”.

Derisa nuk po gjendet zgjidhje pët këtë rrugë, qytetarët po e vuajnë kaosin që shkaktohet në këtë pjesë ku të paktën duhen 20 minuta për ta kaluar.

Marketing