Ballina Aktuale Me sa vota diferencë fitoi VLEN-i në Çair?

Me sa vota diferencë fitoi VLEN-i në Çair?

Sipas rezultateve zyrtare të KSHZ, në zgjedhjet parlamentare të djeshme-VLEN-i në Çair ka fituar 13 570 vota kurse Fronti Europian ka fituar vetëm 11 032 vota.
Do të thotë bëhet fjalë për një diferencë prej 2 538 vota që ishin vendimtare që VLEN në njësin 1 të dalë fituese kurse në njësin zgjedhore 2 të ketë një sukses relativisht të mirë duke fituar 3 deputet.

Marketing

Konkretisht në vendvotimet që janë pjesë e njësis 1 zgjedhore, VLEN-i në Çair ka fituar 8 563 vota kurse Fronti Europian 6 160 vota.

Kurse në vendvotimet që janë pjesë e njësis 2 zgjedhore, VLEN-i në Çair ka fituar 5 007 vota kurse Fronti Europian 4 872 vota.

Përndryshe në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Bujar Osmani nga Fronti Europian fitoi 10 999 vota kurse Arben Taravari 9 618 vota.
Dhe pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, aktivist të Frontit Europian bashk me Artan Grubin para Komunës së Çairit me valixhe në dorë kërkuan dorëheqjen e Izet Mexhitit.

Exit mobile version