Më shumë persona janë shoqëruar në SPB-Shkup për bisedë informative me qëllim që të përcaktohet motivi i saktë për sulmin e armatosur, i cili ndodhi të premten në mbrëmje në rr. “Frenklin Ruzvelt” në qendrën e Shkupit.
Gjatë sulmit një person është vrarë kur disa autorë të panjohur nga një automjet në lëvizje kanë shtënë drejtë automjetit “seat altea” ku ka qenë personi i vrarë. Dy persona janë plagosur gjatë sulmit, prej të cilëve njëri iu nënshtrua plagëve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se MPB-ja është duke punuar për këtë rast dhe kur të sigurojë rezultate konkrete të njëjtat do t’i publikojë në mënyrë të detajuar.
“Menjëherë pas ngjarjes edhe pse në rrjedhë ishin përgatitjet për referendumin u ndërmorën të gjitha masat për zbardhje të rastit në SPB dhe nga prokurori publik kompetent është kryer ekspertizë. Janë siguruar gjurmë materiale, që janë gjetur të vendngjarje. Është kryer autopsi e trupave, është duke u punuar në ekspertizën e materialit i cili është marrë, dhe të automjetit”, shtoi Spasovski.