Më shumë shi deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm ka rënë në Demir Kapi ku janë matur 59 litra në metër katrorë si dhe në Shkup-Petrovec – 54 litra dhe në Ohër – 50 litra, Pas tyre, sipas matjeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike në 24 orët e fundit, vijojnë Pozharani me 41, Prilepi me 37, Manastiri dhe Shtipi me 33, Gjurishta me 29, Topollçani dhe Krusheva me 27, Kriva pallanka me 26. Në Tetovë dhe Pretor kanë rënë nga 25 litra në metër katrorë, 24 në Kumanovë, 22 në Dibër, 15 në Dojran, 11 në Vinicë, 10 në Gjevgjeli, nëntë në Strumicë dhe katër në Berovë.
DPHM për sot paralajmëron kryesisht mor me vranësira dhe reshje të shpeshta të shiut. Lokalisht do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Gjatë ditës, si dhe gjatë natës sërish pritet të bjerë sasi i madhe e shiut, vende-vende mbi 35 litra në metër katrorë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 23 deri në 29 gradë.
Në Shkup kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa pasdite mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Përkohësisht reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri 25 gradë.