Ballina Sport Me shumë vështirësi, Manchesteri në gjysmëfinale të Europa League

Me shumë vështirësi, Manchesteri në gjysmëfinale të Europa League

Manchester United ka kaluar në gjysmëfinale të Europa League.

Marketing

Djajtë e kuq këtë sukses e arriti pasi mposhti Copenhagen me rezultat minimal, 1-0.

Koha e rregullt përfundoi pa gola, me një pjesë të dytë të dominuar nga United derisa në pjesën e parë nuk luajti mirë.

Golin e vetëm, Manchesteri e shënoi vetëm në kohën shtesë.

Realizator i golit të fitores ishte Bruno Fernandez në minutën e 94-të nga penalltia.

Meritor që Copenhagen nuk pësoi debakël ishte portieri Johnson që bëri 14 pritje, 8 prej të cilave Brenda zonës.

Në gjysmëfinale, United do të takohet me fituesin e ndeshjes Wolves – Sevilla.

Marketing
Exit mobile version