Me solemnitet të veçantë në Kuvend u shënua miratimi i Deklaratës për të drejtën e pjesëmarrjes politike të qytetarëve me aftësi të kufizuara

Me eveniment solemn në organizim të Grupit Parlamentar Inter-Partiak për të drejtat e personave me handikap (GPIP) dhe Polio Plus – lëvizja kundër handikapit, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u shënua miratimi i Deklaratës për të drejtën në pjesëmarrje politike të qytetarëve me aftësi të kufizuara.
Kjo Deklaratë, siç theksoi në fjalimin e vet Kryetari Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, është rezultat konkret i përkushtimit të përbashkët të gjithë deputetëve pa dallim në përkatësinë partiake, por edhe bashkëpunimit intensiv me Komitetin Teknik të GPIP – Polio Plus – lëvizja kundër handikapit.
„ Falë këmbënguljes së tyre dhe kuptohet mbështetjes nga të gjithë ne këtu të pranishëm, mund të jemi në paqe me ndërgjegjen tonë dhe me përgjegjësinë që e kemi si përfaqësues të gjithë qytetarëve. Për arsye se, shoqëri për të gjithë nuk duhet të jetë vetëm xërlisje, të drejta dhe liri të njëjta për të gjithë nuk duhet të jetë vetëm frazë e mësuar përmendsh, por, duhet të jetë mënyrë e funksionimit në çdo sferë të veprimit shoqëror të qytetarëve, respektivisht edhe aty ku merren vendimet, edhe aty ku zbatohen vendimet. Që të jetë zbatimi efektiv dhe ta arrijë qëllimin, nevojitet përfshirje, nevojite inkuadrim i të gjithëve të cilët me kontributin e vet do të japin një këndvështrim ndryshe, nga një kënd qëndrimi ndryshe. Siç thuhet, të futesh dhe të ecësh me këpucët e huaja që të mund ta ndjesh dhe kuptosh dhimbjen. Për shkak se jeta ka sfida, barriera të pritura dhe të papritura, mirëpo, mos lejojmë që ne, njerëzit të jemi ato që do të krijojnë vështirësi të reja, përkundrazi, të orientohemi kah mundësimi i qasjes, përfshirjes së çdo individi për arsye se, të gjithë jemi unik dhe të veçantë për diçka, të gjithë kemi diçka personale të kontribuojmë për ndërtimin e një shoqërie më humane, më solidare, a para së gjithash, shoqëri të barabartë me trajtim të barabartë për të gjithë “.
Kryetari Xhaferi shprehu bindjen se kjo Deklaratë do të jetë udhërrëfyesi i cili do të çojë kah ndryshimi i gjendjes aktuale në nivelin nacional mirëpo edhe në nivelin lokal, respektivisht aty ku më së pari ballafaqohen me diskriminimin dhe barrierat personat me aftësi të kufizuara.
Në solemnitetin e sotëm u drejtuan edhe zëvendës-kryesuesit e GPIP, deputetët Jagoda Shahpaska, Trajçe Dimkov dhe Liljana Popovska të cilët theksuan se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriu, prej momentit të themelimit të Grupit Parlamentar Inter-Partiak për të drejtat e personave me handikap, ekziston konsensus ndërmjet partive parlamentare pr avancimin e t drejtave dhe kushteve për jetë dhe punë të personave me aftësi të kufizuara, si edhe për krijimin e një shoqërie inkluzive në të cilën nuk do të ketë vend për asnjë formë të diskriminimit.
Në solemnitetin e sotëm, përfaqësuesit e Polio Plus – lëvizja kundër handikapit, me mbështetje të Vestminster Fondacionit për Demokraci, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si institucion i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm në avancimin e të drejtave të personave me aftësoi të kufizuara, i ndau Pllakë të cilën në emër të gjithë deputetëve e pranoi Kryetari Xhaferi i cili po ashtu pranoi Mirënjohje për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara. Mirënjohje për angazhimet e deritanishme dhe mbështetjen pranoi edhe Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Cvetanka Ivanova.
Për aktivitetin e vet dhe për kontributin e veçantë dhe angazhimin për avancimin e të drejtave dhe mundësive të barabarta të qytetarëve me aftësi të kufizuara, Mirënjohje të veçanta pranuan edhe anëtarët e GPIP të përbërjes parlamentare 2017- 2020.

Marketing
Marketing