Me vetëm një foto, Loredana forcon akoma më shumë dyshimet se është rikthyer me Mozzik

Loredana ua bëri kokën lëmsh fansave me postimin e fundit.
Loredana dhe Mozzik ditët e fundit janë përfolur për një ribashkim të mundshëm, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale ka qarkulluar një video e tyre, ku u panë bashkë në një dyqan në Stutgart, e më pastaj Loredana ishte për vizitë në Kosovë.
Dyshja njihen si të dhënë edhe pas makinave luksoze, të cilat nuk hezitojnë t’i reklamojnë në llogaritë e tyre në rrjete sociale.Së fundi, Loredana publikoi video ku shfaqi dy vetura, e njërën prej tyre më parë e kemi parë në positmet e Mozzikut.
Me këtë veprim, fansat janë akoma më të bindur se çifti janë ribashkuar, ani pse nuk ka ende konfirmim nga ana e tyre.Ndryshe, Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Hana. /Lajmi.net/

Marketing

Marketing