Me veturë prej 10 milionë eurosh nëpër Madrid, Cristiano rrethohet nga tifozët (VIDEO)

Cristiano Ronaldo është parë në Madrid me makinën e tij më të re, Bugatti Centodieci, që ka kushtuar plot 10 milionë euro.

Marketing

Si kjo makinë janë vetëm 10 në të gjithë botën dhe kjo është arsyeja e këtij çmimi kaq të kripur.

Sulmuesi i Al-Nassr u rrethua nga tifozët, të cilët nuk i harrojnë 9 vitet e mbushura me suksese kur ai luante për Realin e Madridit. Ata thërritën në kor emrin e tij dhe bënë foto me yllin portugez, përpara se ai të hynte sërish në makinë dhe të ikte.

Kjo ishte një nga rastet e rralla në të cilat Cristiano është parë në publik me makinën Bugatti Centodieci.

Marketing