Ballina Aktuale Mediat greke informojnë për fazat drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes së emrit

Mediat greke informojnë për fazat drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes së emrit

Disa nga mediat greke, duke përfshirë TV Sky, kanë njoftuar hapat për të finalizuar marrëveshjen kornizë për çështjen e emrit.

Marketing

Mediat greke raportojnë se pas përfundimit të negociatave të ekipeve të ekspertëve për çështjet teknike dhe ligjore, do të vijojë një bisedë telefonike ndërmjet kryeministrave Zaev dhe Cipras, e cila sipas televizionit shtetëror “ERT” do të realizohet nga e enjtja ose e premtja.

Televizioni grek “Sky” njoftoi se çështja e erga omnes mbetet e diskutueshme në të dy palët.

“Thirrja tjetër telefonike do të jetë një pikë kyçe për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Në këtë pikë, të dy palët vlerësojnë se shqyrtimi i Kushtetutës dhe erga omnes është çelësi”, njoftoi televizioni grek.

Sipas “Sky”, pas Prespës, ku do të nënshkruhet marrëveshja, do të vijë një proces që do të përmbajë disa faza:

Hapi i parë është kryeministri Zaev që ta miratojë marrëveshjen në Parlament, por jo me shumicën e shtuar.

Pasi marrëveshja do të marrë dritën e gjelbër nga ligjvënësit, Greqia do të dërgojë një letër dhe do të informojë NATO-n.

Në 28 dhe 29 qershor, në samitin e BE-së, Maqedonisë do t’i jepet data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Gjithashtu, pritet t’i jepet një ftesë zyrtare për t’u bashkuar me NATO në Samitin e Brukselit do të mbahet më 11 dhe 12 korrik.

Në shtator apo tetor, në Maqedoni do të mbahet një referendum për emrin e ri. Pas referendumit, Kuvendi me një shumicë prej dy të tretash do të duhet të miratojë amendamentin kushtetues.

Pasi të ketë përfunduar referendumi dhe rishikimin e Kushtetutës në Maqedoni, marrëveshja do të arrijë në parlamentin grek për ratifikim.

Sipas mediave greke, aktualisht ka tre propozime të Nimicit: “Republika e re e Maqedonisë”, “Republika e Maqedonisë Veriore” ose “Republika e Maqedonisë së Epërme”.

Marketing
Exit mobile version