Mediat kroate kanë hedhur dyshime se në përplasjen e dhunshme të ndodhur pasditen e së dielës në Gelsenkirchen, mes tifozëve anglezë dhe serbë, ishte i përfshirë edhe djali i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Para ndeshjes Angli-Serbi në Gelsenkirchen pati një përleshje në rrugët e këtij qyteti gjerman.
Në mediat sociale janë publikuar video, ku dyshohet se Danilo Vuçiç, djali i Aleksandar Vuçiq, përpiqet të nxitojë në një konflikt ende të pasqaruar, por është i rrethuar nga burra që nuk e lejojnë.
Dyshohet se ata janë pjesëtarë të Kobra, forcave speciale të ngarkuara me mbrojtjen e tij, raportojnë mediat kroate.