Ballina Aktuale Mediat lokale para zhdukjes, situata me gazetarët shqetësuese

Mediat lokale para zhdukjes, situata me gazetarët shqetësuese

Situata me median lokale në Veles është shqetësuese dhe janë të nevojshme një sërë masash për ta përmirësuar atë që qytetarët e kësaj komune dhe rajonit të mos lihen pa informacione relevante, objektive dhe profesionale me karakter lokal. Ky është konkluzioni i takimit punues që përfaqësuesit e LSGM-së e patën me disa gazetarë dhe punonjës të mediave në Veles, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Marketing

“Në takim u diskutua për kushtet e dobëta të punës së korrespondentëve dhe gazetarëve në median lokale, si dhe për faktin se numri i punonjësve të mediave vitet e fundit vazhdimisht shënon rënie. Gazetarët lokalë si probleme kryesore i theksuan kushtet e dobëta të tregut për punë të mediave, mungesa e hapësirës për korrespondentët, që më parë ka qenë praktikë, pagat e ulëta dhe honorarët dhe mungesa e mbështetjes nga komuniteti i biznesit. Gazetarët e pranishëm dhe punonjësit e mediave në veçanti theksuan se media lokale është në një farë mënyre para zhdukjes, duke shtuar se është e nevojshme të gjendet ndonjë model, sistem të financimit të mediave lokale, pasi ekzistenca e tyre është e rëndësishme për komunitetet lokale dhe qytetarët të cilët përndryshe do të mbeteshin pa informacione të rëndësishme lokale “, thuhet në deklaratën e LSGM-së.

LSGM i prezantoi mundësitë dhe përfitimet që i kanë në dispozicion anëtarët e saj, si dhe mënyrat dhe mjetet në dispozicion të Sindikatës për të përmirësuar kushtet e punës e kështu edhe cilësinë e produktit gazetaresk.

Përfaqësuesit e LSGM-së theksuan se vetëm me solidaritet dhe masivitet mund të bëhen ndryshime për të përmirësuar situatën.

Marketing
Exit mobile version