Ballina Aktuale Mediat serbe: Franca, Gjermania dhe Holanda duan ta imponojnë zgjidhjen për Kosovën

Mediat serbe: Franca, Gjermania dhe Holanda duan ta imponojnë zgjidhjen për Kosovën

Gjermania, Franca dhe Holanda po kërkojnë që të angazhohen si ‘asistentë’ dhe të ndihmojnë përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogherinin në mënyrë që t’ia ‘imponojnë’ zgjidhjen më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi.

Marketing

Kështu shkruan gazeta serbe ‘Novosti’ duke iu referuar burimeve diplomatike dhe shton se struktura e dialogut Kosovë-Serbi do të përforcohet në prag të fazës finale të bisedimeve.

Sipas gazetës, brenda Bashkimit Evropian kanë filluar të formohen dy blloqe, ata që janë të pakënaqur me ngadalësimin e procesit dhe një grup i vendeve të udhëhequra nga Spanja, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe dëshiron që të njohin rrjedhën e negociatave të ardhshme në detaje, si dhe të konsultohen në këtë proces, përcjell lajmi.net.

Tutje, shkrimi thotë se vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e kanë konsideruar se dialogu po zhvillohet larg syve të tyre.

Peter Susko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë, i ka thënë ‘Novostit’ se po presin nga dialogu që sa më shpejtë të sjellë rezultate të prekshme, të cilat do të mundësojnë përparimin në rrugën evropiane për të dy vendet.

Exit mobile version