Meksika e mposht Korenë Jugore, kalon në rrethin tjetër

Meksika e ka siguruar kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës në Rusi pas fitores ndaj Koresë së Jugut të shtunën në Rostov.

Marketing

Një prekje e topit me dorë nga Hyun-Soo Jang brenda zonës i dhuroi penallti Meksikës pas 26 minutave lojë. Goditjen nga pika e bardhë e konvertoi në gol Carlos Vela duke e bërë portierin të hidhet në anën e gabuar, raporton Gazeta Express.

Meksika ishte afër golit të dytë pas vetëm dy minutave, por goditjen e fuqishme të Miguel Layun e priti portierin Hyun-Woo Cho.

Një pjesë e parë e dominuar nga meksikanët përfundoi me rezultat minimal 1-0 në favor të tyre.

Rreth 25 minuta para fundit, lojtarët meksikanë bënë një kundër sulm të mrekullueshëm të cilin e konkretizoi me gol Javier Hernandez Chicharito, që shënoi nga afërsia për 2-0.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Son Heung-Min shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga largësia, që ishte i pamjaftueshëm për ta shpëtuar ekipin e tij.

Pas dy ndeshjeve në dy xhirot e para të Grupit F, Meksika është lider me 6 pikë, duke lënë prapa Suedinë me 3 dhe Gjermaninë e Korenë Jugore me nga 0 pikë në vendet tre dhe katër, respektivisht.