Memedi: Mund të jemi më të relaksuar kur numri të jetë më pak se 10 pacientë pozitivë me Kovid-19

Drejtori i Institutit për shëndet publik (ISHP), Shaban Memedi, theksoi se ka kohë për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke theksuar se mund të jemi më të relaksuar vetëm kur numri i rasteve pozitive në Kovid-19 do të arrijë nën 10.

Marketing

“Masat ende do të zbuten, por duhet të respektohen rekomandimet, mbajtja e maskave dhe distanca sociale, si masa më kryesore”, theksoi Memedi.

Ai, në emisionin “24 analiza” të TV24, tha se “shkojmë në drejtim të fitores” ndaj koronavirusit, duke konstatuar se shteti nga fillimi i situatës e deri tani mirë po ballafaqohet. Memedi tha se nëse bëhet krahasim me rezultatet pozitive të koronavirusit, numri gjatë pesë ditëve të fundit po zvogëlohet, e me këtë edhe vdekshmëria.

Drejtori i ISHP-së, theksoi se të gjitha masat, të cilat janë ndërmarrë, janë për qytetarë dhe shëndetin e tyre, duke theksuar se nëse ishin respektuar më tepër, numri i të sëmurëve do të ishte më i vogël.

I pyetur se pse u zvogëlua numri i testimeve, ai tha se sa mostra merren, aq testime bëhen. Siç theksoi Memedi “nuk ka simptome, nuk ka anketa epidemiologjike, nuk ka mostra”.

Drejtori i ISHP-së, tha se shumë pacientë në izolim kanë fotografi të lehtë klinike, ndërsa lidhur me vdekshmërinë te personat e rinj, sqaroi se bëhet fjalë për komorbiditete të tjera.

Memedi konstatoi edhe se nuk është sigurtë tani të mbahen zgjedhje.

“Do t’i shohim rezultatet dhe në bazë të kësaj do t’i japin rekomandime Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë dhe institucioneve tjera. Edhe pse përmendet shkuarja në zgjedhje me maska, për ne nuk do të thotë asgjë një apo dy muaj të presim, kur tani për të gjitha partitë politike, prioritet është gjendja shëndetësore e qytetarëve”, theksoi drejtori i ISHP-së, Shaban Memedi.