Memedi realizoi takim zyrtar me ambasadorin eGreqisë,Janakakis

Në vazhdën e takimeve të kreut të RDK-së me përfaqësuesit diplomatik në vend, sot kryetari i RDK-së z.Vesel Memedi i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm z. Suhejl Fazliu dhe drejtori i Qendrës për hulumtime dhe analizë pranë RDK-së z. Abdulkadir Isaki, realizuan takim me ekselencën e tij, ambasadorin e R. së Greqisë në Maqedoninë e Veriut, z. Dimitris Janakakis.

Marketing

Zhvillimet aktuale në vend, marrëveshja e Prespës, integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, bashkëpunimi i sinqertë ndërfqinjësor në çdo sferë, e sidomos në atë ekonomik, ishin në fokus të bisedës së zhvilluar në takimin mes kreut të RDK-së dhe ekselencës së tij, ambasadorit të Greqisë në Maqedoninë e Veriut.

z. Memedi dhe z. Janakakis u dakorduan për integrimin e Maqedonise së Veriut në BE dhe NATO si e vetmja alternativë për të mirën e vendit dhe rajonit, gjë që u mundësua me arritjen e marrëveshjes historike të Prespës në mes dy vendeve. Gjithashtu u dakorduan se implementimi i marrëveshjes së Prespës si proces, kërkon anagazhim të sinqërtë të aktorëve politik në të dy vendet, implementim ky që do përmbushte hapësirën e krijuar në të kaluarën në bashkpunimin ndërfqinjësor në çdo sferë e sidomos në atë ekonomik.

z. Janakakis si edhe çdo diplomat tjetër në vend e vlerësoj lartë kontributin e z. Vesel Memedit dhe RDK-së për sa i përket procesit të arritjes së marrëveshjes së Prespës dhe zhbllokimin e proceseve eurointegruese për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing