Menaxheri i Martinez e trondit Interin: E shoh Lautaron në Barcelonë

Beto Yaque, Menaxheri i Lautaro Martinezit, e ka tronditur Interin, duke e thënë haptazi se do të ishte e mrekullueshme ta shihte sulmuesin zikaltër duke luajtur përkrah Lionel Messit në Barcelonë.

Marketing

Martinez është duke kaluar nëpër formë jetësore, dhe mbrëmë shënoi het-trik për Argjentinën kundër Meksikës, në një ndeshje miqësore.

Në 14 ndeshje deri tani për Argjentinën, ai i ka shënuar plot 12 gola.

“Do të ishte e mrekullueshme ta shohim atë duke luajtur përkrah Messit në Barcelonë”, tha Yaque për TyC Sports.

Martinez dhe Inter do të përballen me Barcelonën e Messit në Ligën e Kampionëve, pasi të dy ekipet ndodhen në të njëjtin grup.

Marketing