Menduh Thaçi u takua me Gent Cakajn

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Shkup takoi Ministrin në Detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Në këtë takim u diskitua rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon.

Marketing

“Kryetari Thaçi në takim e njoftoi z.Cakaj me proceset reformuese të rëndësishme për plotësimin e parakushteve për të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.

Cakaj vlerësoi positivisht përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në drejtim të përmbushjes së reformave strukturore dhe kursit Euro-Atlantik, si dhe rolin konstruktiv dhe aktiv të PDSH-së në këtë proces”, thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Marketing