Mëngjesi ballkanik me speca dhe domate nxiti shqetësim tek ekspertët e huaj – trendi ka vërshuar TikTokun

TikToku është burim i shumë trendëve, përfshirë edhe e këshillave të shumta ushqimore.

Marketing

Trendi më i fundit i ushqimit që ka përfshirë rrjetet sociale është mëngjesi ballkanik, falë një videoje të shpërndarë në TikTok nga përdoruesi @.dayi_.

Mëngjesi i famshëm ballkanik përfshin një pjatë të mbushur me djathë, bukë dhe perime të papjekura me speca dhe domate.

♬ orijinal ses – dayı

 

Përdoruesit e tjerë të TikTokut e përqafuan këtë trend, duke postuar video të tyre duke i shijuar perimet e papjekura ose turshitë, mish të pjekur dhe djathë. Disa madje po e shoqërojnë banketin e tyre me sosin Ajvar, ushqimi i famshëm edhe tek shqiptarët.

Megjithatë, trendi ka ngjallur kritika nga disa ballkanas, të cilët argumentojnë se nuk është i vërtetë, derisa të tjerë këmbëngulin se është një vakt i rregullt në shtëpitë e tyre.

Ky trend madje ka ngritur edhe shqetësimin e ekspertëve të huaj shëndetësor, për të cilin ka raportuar edhe mediumi britanik, The Mirror.

Jamie Maitland, një nutricioniste e certifikuar dhe themeluese e The Office Health theksoi problemet e mundshme të tretjes që lidhen me mëngjesin ballkanik të pasur me fibra.

“Kam disa shqetësime në lidhje me ngrënien e fibrave që në mëngjes”, tha ajo.

This was the viral Balkan breakfast . . . . . . . #balkantiktok #balkanbreakfast #foodie #food #gafourakrz #viraltiktok ♬ original sound – Gafoura

Maitland paralajmëroi se megjithëse fibrat kanë përfitimet e saj, si ngopja dhe ndihmon tretjen, ato gjithashtu mund të sjellin fryrje ose shqetësim në stomak, veçanërisht për ata që nuk janë mësuar me dietat me fibra të larta.

“Sigurisht, fibrat mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe të ndihmojnë tretjen, por gjithashtu mund të shkaktojë fryrje ose shqetësim në stomak, veçanërisht nëse nuk jeni mësuar me të. Kërcimi nga ushqimi me fibrat e ulëta në ato të larta gjatë natës mund të jetë paksa e ashpër për stomakun tuaj”.

Ajo e quajti trendin si “disi të shëndetshëm” për sa kohë që njerëzit zgjedhin përbërës cilësorë pa anti-ushqyes. “Perimet turshi mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të futur perimet tuaja, për sa kohë që nuk ka sheqer të shtuar”, vuri në dukje Maitland, duke sugjeruar që individët duhet të kalibrojnë marrjen e fibrave për të gjetur një ekuilibër të rehatshëm për veten dhe trupin e tyre.

Duke e kritikuar vaktin më tej, Maitland ishte mjaft e drejtpërdrejtë në këshillat e saj për klientët e saj:

“Në përgjithësi, nuk do ta rekomandoja këtë si një opsion mëngjesi të pasur me lëndë ushqyese për asnjë nga klientët e mi”, duke shtuar se fillimi i ditës me bukë të përpunuar mund të çojë në deri te pikat e padëshiruara të insulinës, të dëmshme për pankreasin.

Ajo gjithashtu vuri në dukje rreziqet që lidhen me përbërësit natyralë që gjenden në ushqimet në dukje të shëndetshme, duke deklaruar se specat dhe kastravecat e papjekur përmbajnë lektina të cilat mund të dëmtojnë zorrët. /Telegrafi/

Marketing