Në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht afër fshatit Peqan ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Sipas kryetarit të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Sipas tij, të gjithë këta janë shtetas të Shqipërisë./KlanKosova