MEPSO ndërpret të gjitha llojet e donacioneve dhe sponzorimeve

Sha MEPSO ndërpret të gjitha llojet e donacioneve dhe sponzorimeve deri në fund të këtij viti. Vendimi u miratua nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Sha MEPSO, i udhëhequr nga drejtori gjeneral Doc.Dr. Burim Latifi.

Marketing

U arrit një konkluzion i përbashkët se kostot dhe shpenzimet duhet të ndërpriten deri në vitin e ardhshëm 2025, kur ky proces duhet të vazhdojë të funksionojë, por në mënyrë transparente dhe duke marrë partasysh kriteret e parashikuara për këtë qëllim, në mënyrë të detajuar.

Për një hap të këtillë Këshilli Drejtues vendosi pas analizës së listës së gjatë të donacioneve dhe sponzorimeve dhe mjeteve të ndara që nga fillimi i vitit, deri në ardhjen e udhëheqësisë së re. Analizat gjithëpërfshirëse të shërbimeve tona treguan se në shtatë muajt e parë të vitit 2024, udhëheqësia paraprake e Shoqërise, e cila gjoja se ka vepruar në përputhje me Ligjin për donacione dhe sponzorime në aktivitete publike, ka tejkaluar programin financiar për këtë vit për rreth 10 milion denarë.

Për ekipin e ri drejtues, i vetmi prioritet mbetet investimi ekskluzivisht në investime produktive, që synojnë ndërtimin dhe menaxhimin e një sistemi elektrotransmetues mjaft të qëndrueshëm dhe të besueshëm në mënyrën më transparente dhe të përgjrgjshme.

Marketing