Mërgimtari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident trafiku

Mediat italiane bëjnë me dije, se një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident me makinë në Landiona, në Novara të Italisë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës. Viktima është Arian Domi, i cili jetonte prej vitesh në Vicolungo, transmeton albinfo.ch.

Marketing

Raportet italiane shkruajnë se 40-vjeçari udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin rrethues të një shtëpie. Domi, i cili punonte në një ndërmarrje në Carpignano Sesia po kthehej në shtëpi, kur me gjasë ai humbi kontrollin e makinës për shkak të mjegullës. 40-vjeçari la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël.

Lajmi për humbjen tragjike të shqiptarit u përhap me shpejtësi në Bassa. “Ishte njeri punëtor dhe më vjen shumë keq për të, gruan dhe dy fëmijët e vegjël që la pas, pak ditë para Krishtlindjes”, u shpreh kryebashkiakja e Vicolungo, Marzia Vicenzi për mediat vendase. Ajo tha po ashtu se kishte qenë për vizitë në shtëpinë e shqiptarit dhe se do të bënte gjithçka për t’ju gjendur pranë familjes së tij