Meritoni proteston ndaj produksionit të BBV: Ndaç bini zarf të zi, ndaç të kuq

“Nuk e ndez mikrofonin jo, nuk e ndez, a po më nin. Ndaç bini zarf të zi, ndaç bini zarf të kuq.

Marketing

Këtu nuk respektohet asgjë, dhe ju kërkoni që të ndez mikrofonin. Ta lëshojnë batutën për fustan si me hëngër fara, e veshe se veshe fustanin”, shprehet Meritoni, i cili duket të jetë i mërzitur dhe nga batutat e Ledion Liços, pasi banori kishte refuzuar të vishte fustan, në kuadër të një skeçi që kishin bërë djemtë në shtëpi.

Ndërkohë situata vazhdon e njëjtë për disa orë, edhe pse Françeska dhe Graciano u përpoqën që ta bindnin Meritonin që të vendoste mikrofonin dhe t’i bindej rregullave të Vëllait të Madh.

Graciano: Është gjynaf, ku do të dalësh me këtë?

Meritoni: Të sjellin zarfin e zi

Françeska: Je këtu për dy kauza, për Loarin dhe për Ilnisën

Françeska: Çfarë do të arrish pa mikrofon?

Meritoni: Do e marrësh vesh jashtë

Françeska: Nëse je i bindur unë të mbështes

Marketing