Merkel: Fuqishëm qëndrojmë pas perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor

Gjermania fuqishëm qëndron pas perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe i mbështet vendet e këtij rajoni në përpjekjet e tyre reformuese, kumtuan nga kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel.

Marketing

“Për shkak të publikimit të vonshëm të raporteve për vendet, afati për vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte i shkurtë. Para këtij viti, Qeveria federale duhet të marrë edhe leje nga Bundestagu, është theksuar në kabinetin e Merkelit në pyetjen e gazetës malazeze “Pobjeda” që të komentojë vendimet e Këshillit të BE-së që ta shtyjë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

BE-ja në mes të këtij muaji do ta shtyjë vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim me të dyja vendet. Shkupi dhe Tirana morën termin të ri, tetorin e këtij viti kur vendet e BE-së do të deklarohen për atë se a do fillojnë këto vende negociatat.

Kancelarja gjermane në fund të samitit dyditor të liderëve të BE-së, në Bruksel, në të cilin vendimi për negociata ishte shtyrë, u angazhua se do të bëjë gjithçka për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim me BE-në deri në tetor dhe se ajo do ta përdorë të gjithë peshën e saj politike që të sillet ai vendim pozitiv.