Merkel, gruaja më e fuqishme në botë për të nëntin vit radhazi

Gruaja e hekurt nuk mposhtet. Kancelarja gjermane është emëruar për herë të nëntë gruaja më e fuqishme në botë. Për të nëntin vit Merkel është renditur e pra në listën e 100 grave më të fuqishme për këtë vit.

Marketing

Merkel është prezente në këtë listë 14 herë në historinë 16 vjeçare të listës që revista Forbes bën çdo vit.

Pas saj renditet Christine Lagarde drejtorja e Bankës Qendrore Evropiane dhe e treta Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi. E katërta renditet Ursula Von Der Leyen presidente e Komisionit Europian. Ndërsa e pesta është Mary Barra, CEO e General Motors.

Këtë vit në listë janë emrat e 100 grave të famshme në 6 kategori – 31 në biznes, 17 në teknologji, 12 në financë, 14 në media dhe argëtim, 22 në politikë, 4 në filantropi.
Së bashku ata kontrollojnë ose ndikojnë më shumë se 2.3 trilion dollarë në të ardhura dhe mbikëqyrin afro 6.5 milion punonjës.

Për këtë renditje Forbes ka si kriter matës: Paratë, median, impaktin dhe sferën e influencës.