Merkel pret negociata të vështira në marrëdhëniet e ardhshme Bruksel-Londër

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pret negociata të vështira mbi marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe pas Brexit-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Merkel iu drejtua gazetarëve në Bruksel pas përfundimit të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe tha se kryeministrit britanik, Boris Johnson, i uroi fitoren në zgjedhjet të cilën Partia Konservatore dje e realizoi në Britani të Madhe.

Merkel tha se shpreson që BE-ja dhe Britania e Madhe pas Brexit-it do të kenë marrëdhënie speciale dhe bashkëpunim të mirë.

Kancelarja gjermane Merkel tha se pret edhe intensifikimin e negociatave paqësore për kapërcimin e krizës së thellë politike dhe të sigurisë në Libi.

“Me rëndësi është që të jemi të kujdesshëm dhe efikas”, tha Merkel duke shtuar se me liderët e Francës dhe Italisë tashmë kanë biseduar për situatën në Libi.

Ajo tha se janë ndërmarrë disa hapa në procesin e zgjidhjes së krizës në Ukrainë, por se kjo nuk është e mjaftueshme për të hequr sanksionet e vendosura nga Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

Marketing