Ballina Lajme Maqedoni Merko përkrah notuesin Borova dhe iniciativat humanitare

Merko përkrah notuesin Borova dhe iniciativat humanitare

Kishte plot një vit që Ergin Borova po përgatiteshte për maratonën e notit e cila ishte për qëllime humanitare. Kjo maratonë nga Ohri e deri në Strugë ishte 13 km. Merko dha mbështetjen e tij për zbatimin e mëtejshëm të këtyre iniciativave humanitare.

Marketing

Pas një viti stërvitje për maratonën e notit prej 13 km nga Ohri deri në Strugë, sot Ergin Borova kryu misionin e tij fillestar për qëllime humanitare.

Ky maraton është në korniza të inicijativës për ndërtimin e një qendre për kujdesin dhe strehimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në qytetin e Strugës dhe më gjërë.

Ergin Borova notoi për të ngritur vetëdijen për fëmijët me nevoja të veçanta, të kujdesemi më shpesh për ato dhe mos ti kujtojmë vetëm në ditët e shënuara, por në çdo kohë.

Komuna e Strugës, në krye me kryetarin Ramis Merko po jep kontributin e duhur dhe mbështetje të plotë për zbatimin e mëtejshëm të këtij projekti humanitar.

Ndërtimi i kësaj qendre do të sigurojë përkujdesje jo vetëm për disa orë por edhe akomodim dhe strehim afatgjatë.

Gjithmonë në përkrahje të iniciativave të tilla, të cilat janë motiv për vepra të mëtejshme humanitare!

Marketing
Exit mobile version