Ballina Aktuale Merko shpërndau 12 aktvendime për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesional

Merko shpërndau 12 aktvendime për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesional

Sot janë shpërblyer me aktvendime pune 12 arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga Komuna e Strugës. Këtë e ka bërë të ditur Ramis Merko në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Marketing

“Pas përfundimit të procedurës, u dorëzuan gjithsej 12 aktvendime në pajtueshmëri me Ligjin për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë professional”, shkruan Merko në Facebook.

“Ministria e arsimit dhe shkencës, për personat që i plotësojnë kushtet për transformimin e marrëdhënies së punës, dha pëlqim për transformim të marrëdhënies së punës nga afati i caktuar në afat të pacaktuar”, ka thënë kryetari Strugës.

Kjo ka të bëjë me interesin për sigurimin e statusit të punëtorëve të arsimit duke e ditur rëndësinë që ka arsimi si veprimtari për ndërtimin e gjeneratave të reja.

Exit mobile version