Në Gjykatën Penale në Shkup në seancën për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012 “Monstra” të Prokurorisë Publike Speciale, dëshmoi Senat Bushi, fqinj dhe mik i Sami Lutës.
Dëshmitari u mor në pyetje nga gjykatësi Ognen Stavrev, prokurorja Fatime Fetai dhe nga mbrojtja ndërsa pyetjet kishin të bëjnë për dasmën e dëshmitarit në të cilën ka marrë pjesë edhe Luta. Dëshmitari për dallim nga dëshmia e vitit 2014, sot tha se dasma e tij ka qenë në vitin 2012 në vend se në vitin 2011.
Në pyetjen e gjykatësit Stavrev, Bushoi tha se dëshmitari ka qenë me flokë të shkurtër dhe se nuk ka pasur kurrfarë shenje në fytyrë. Të njëjtën e konfirmoi edhe bashkëshortja e Bushit e cila dëshmoi sot. Këto pyetje u shtruan për shkak të dëshmisë së dëshmitarit të rrezikuar i cili ka konfirmuar se e ka parë Lutën në Liqenin e Smillkovës në ditën e vrasjes me flokë të gjata dhe me shenjë në fytyrë.
Në vazhdim të gjykimit dëshmoi edhe Jonçe Ivanovski pronar i një kompanie private për prodhimin e ambalazhit, fqinj i Fejzi Azirit. Dëshmitari, në pyetjen e prokurores Fetai tha se nuk beson se Aziri do të bënte ndonjë vepër dhe se sipas tij në këtë rast është i pafajshëm.
Rastin është duke e udhëhequr gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhjet në procedurë dëshmuese.
Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë pesë djem të rinj maqedonas me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në muajin dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas shfuqizimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP-ja dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm.