Merret vendimi për ndeshjen mes Betis dhe Sevilla

RFEF ka marrë një vendim për ndeshjen Betis – Sevilla.
Ndeshja e Kupës së Mbretit, mes Real Betis dhe Sevilla u ndërpre mbrëmë pas sjelljeve të pahijshme të tifozëve.
Lojtari i Sevilla, Joan Jordan u godit në kokë, duke bërë që gjyqtari të anulojë takimin, përcjell lajmi.net.
Megjithatë, vendimi i fundit për këtë ndeshje është marrë që ai të vazhdohet sot.
Ndeshja mes Betis dhe Sevilla do të luhet me fillim nga ora 16:00, pa praninë e tifozëve.
Gjithçka do të zë vend në stadiumin e Betis, ‘Benito Villamarin’.

Marketing