Mes biznesmenëve më të pasur të rajonit, 8 janë nga Maqedonia e Veriut! Mes tyre edhe një shqiptar

Mes 100 personave më të pasur të rajonit, 8 janë nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21.

Marketing

Mes 8 personave, më i pasuri, në vendin e parë është Zhivko Mukaetov nga Alkaloidi, ku vlera e pasurisë për vitin 2024 arrin në 784.183.300 euro. Mukaetov gjendet në vendin e 32-të nga të gjithë biznesmenët. Pas Mukaetovit, vijon Andrej Josifovski nga Makpetrol i cili gjendet në vendin e 44-të me pasuri në vlerë prej 625.492.580 euro.

Më pas vjen Ilija Geçev nga IGM Trejd me pasuri prej 573.787.416 euro.

Në vendin e 85-të ndodhet Goce Kamçev i KAM-it me pasuri prej 274.590.435 euro, pas tij vijon Sllobodan Kutrevski nga Pekabesko me pasuri prej 267.171.362 euro.

Mes 8 personave më të pasur nga Maqedonia e Veriut, i pesti është renditur Stasho Millkovski nga Granit me 265.799.470 euro, ndërkaq pas tij ndodhet Vlladimir Todoroviq nga Tineks me pasuri prej 217.957.480 euro.

Mes 8 më të pasurit, ndodhet edhe një shqiptar. Ai është Visar Jakupi nga Marketi Kipper, në vendin e 100-të me pasuri prej 209.995.590 euro.

Marketing