Mes lotësh, Beatrixa kërkon të largohet nga shtëpia e famshme

Derisa këto ditë po shkonte gjithqka në rregull për këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, së fundi ajo është prekur nga diqka.

Marketing

Sot (e diel), artistja po i qëndronte e ftohur edhe ndaj aktorti, Donald Veshaj, që ka një afrimitet lidhjeje me të, shkruan “Kosovarja”.

Ndërsa, ka disa minuta që derisa ishte në oborr me Donaldin dhe Antonelën shpërtheu në lot dhe thoshte se dëshiron të dalë dhe të shkoj në shtëpi.

“Nuk jam mirë emocionalisht, thjesht s’po mundem ta duroj veten time, dua të shkoj në shtëpi”, thoshte ajo.

Por, si do të jetë vendimi i saj mbetet të shihet.