Ballina Showbiz Mes thashethemeve për ndarjen, Xhensila po çmend rrjetin me një kërcim sensual

Mes thashethemeve për ndarjen, Xhensila po çmend rrjetin me një kërcim sensual

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka marrë vëmendje të madhe kohët e fundit, pasi përflitet për një ndarje nga bashkëshorti i saj Bes Kallaku.

Marketing

Dyshja e cila kohët e fundit u bë me djalë, thuhet se janë në prag të divorcit, dhe është këngëtarja që ka kërkuar ndarjen nga aktori.

Si të mos mjaftonte kjo, ishte reperi Cllevio që hodhi akuza të rënda ndaj këngëtares dhe tha se ajo është parë në Dubai nën shoqërinë e një bosi droge.

Këngëtarja reagoi ashpër duke e quajtur ‘mostër TikToku’ dhe reperi problematik do të mbante përgjegjësi juridike.

“Sapo më nisën një video që një monstër Tik Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ja kam dëgjuar kurrë. Pler që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltuar shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruante këngëtarja në insta story.

Por duket se këngëtarja ka lënë pas për momentin dhe është shfaqur shumë sensuale në skenë. E ftuar në një pub-et e kryeqytetit, këngëtarja ka marrë vëmendjen e të gjithëve me kërcimin e saj.

Exit mobile version