Mesazh i Kryetarit të BFI-së Sulejman ef. Rexhepi, për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Të dashur besimtarë, xhematë i ndershëm mysliman,

Marketing

5 maji i vitit 2019 (1440, sipas Hixhrit) tubon të gjithë myslimanët e botës në gëzimin e tyre më të madh: prej të nesërmes, 6 maj, ata do të nisin muajin e tyre më të dashur – Ramazanin e bekuar, muajin kur ka filluar zbritja e Kuranit të madhërishëm dhe muajin e caktimit të ibadetit të agjërimit.

Thuhet në Kuran: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!…” (El-Bekare, 185)

Agjërimi është muaj i vetëpërmbajtjes nga të ngrënët, nga të pirët dhe nga marrëdhëniet intime nga sabahu deri në aksham dhe njëra prej shtyllave kryesore të Islamit. Por, jo vetëm kaq. Muaji i Ramazanit është një lloj momentumi “i katër rrugëve”, i ballafaqimit të secilit prej nesh me të keqen dhe me të mirën – në vazhdimësi, jo vetëm në këtë muaj. Në Ramazan njeriu veç e merr mësimin, të cilin do ta zbatojë tërë vitin, gjithë jetën e vet, për të qenë i devotshëm dhe i dashur i Allahut (xh. sh.).

Secili që dëshmon këtë muaj, çdo ispatli, çdo i vetëpërmbajtur i Ramazanit, pa dyshim që është i tillë gjatë tërë vitit. Më tej, në të njëjtin ajet (El-Bekare, 185), thuhet: “Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.” Dhe, jo vetëm në një muaj. Në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejre (r. a.), Pejgamberi i Allahut (a. s) ka thënë: “Kur të hyjë muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe lidhen në pranga shejtanët.” (Transmeton Buhariu)

Ramazani është një muaj, por një muaj vitarak, që të mëson se si duhet të jesh gjatë tërë vitit, me Zotin, me vetveten dhe me të tjerët. Përtej belasë brenda nefsit të vet, brenda unit tonë, përmes Ramazanit çdo besimtar do të duhet të dalë në skenën e jetës dhe të punës i larë, i pastruar, përtej mynafikut, grindjeve dhe çrregullimeve të xhehenemta.
Uroj që të gjithë, me shpirt e me zemër, të jemi pranë Allahut (xh. sh.).
Na qoftë i lehtë dhe i pranuar Ramazani!

Marketing