Ballina Aktuale Mesfushori tetovar u transferua me bujë në Kinë, por largohet pa luajtur...

Mesfushori tetovar u transferua me bujë në Kinë, por largohet pa luajtur asnjë minutë

Blerim Dzemaili mbyll aventurën e tij në Kinë pa luajtur asnjë minutë. Mesfushori me origjinë shqiptare u transferua gjatë merkatos së janarit nga Bolonga te Shenzhen FC, por nuk luajti asnjë ndeshje për shkak se futbolli në Kinë u ndalua prej pandemisë së Covid-19.

Marketing

Pas disa muajsh qendrimi, Dzemail në faqen zyrtare në Instagram ka bërë me dije se aventura e tij në Kinë është mbyllur zyrtarisht edhe pse kishte firmosur një kontratë 2-vjeçare.

“Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç ne dëshirojmë. Sidoqoftë ishte kënaqësi që të takoja shumë njerëz dhe një qytet fantastik. Faleminderit Kina”, shkruan Dzemaili që tashmë është pa skuadër.

Marketing
Exit mobile version