Mësohen detaje nga vdekja e 81 vjeçarit në Biqec të Kaçanikut

TV21 nga familjarët e 81-vjeçarit Shefqet Fuga që ndërroi jetë derisa ka qenë duke votuar në Biqec të Kaçanikut, ka mësuar se deri te vdekja ka ardhur si pasojë e një sulmi në zemër.

Marketing

Familjarët njoftuan se ai ka votuar në Kosovë çdo cikël zgjedhor, dhe kur ka marrë rrugën, ka qenë shumë mirë. Gjithashtu sqarojnë, se nuk ka pasur sëmundje shoqëruese, përveç tensionit të gjakut.

“Çdo herë ka shkuar të votojë atje, sepse është i lindur në Biqec. Nuk ka pasur ndonjë sëmundje që mund të shpie në vdekje. Ka pasur sëmundje të lehta si shumica e pleqve, si tensioni i gjakut. Shumë mirë ka qenë kur është nisur, por në vendngjarje ka pasur sulm në zemër. Ashtu e kanë konfirmuar mjekët”, tha një familjare për TV21.

Rasti i 81-vjeçarit tërhoqi vëmendjen e publikut, ngaqë ai ndërroi jetë pasi kishte shkuar të realizojë të drejtën e votës në Biqec të Kaçanikut, ngaqë edhe pse jeton në Shkup, ka shtetësi edhe të Kosovës.

Drejt Kosovës janë nisur familjarët e të ndjerit, pasi ai do të vorroset në Biqec.

Marketing