Sot në Frankfurt me fillim në orën 12:00, 53 vendet evropiane do të përfshihen në short pë Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”. Gjashtë vazot janë klasifikuar në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Ligës së Kombeve në edicioni i tretë që përfundoi pas përfundimit të garave në të gjitha grupet me ndeshjet e raundit të gjashtë në fund të shtatorit. Ndërsa katër finalistët të UEFA Liga e Kombeve më konkretisht Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia, do t’i luajnë ndeshjet finale të këtij kompeticioni në qershor 2023.
Emrat e vendeve të klasifikuara nga Vazoja 1 deri te Vazoja 6
Vazoja 1: Danimarka, Portugalia, Belgjika, Hungaria, Zvicra, Polonia 1
Vazoja 2: Franca, Austria, Çekia, Anglia, Uellsi, Izraeli, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Skocia, Finlanda.
Vazoja 3: Ukraina, Islanda, Norvegjia, Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Mali Zi, Rumania, Suedia, Armenia.
Vazoja 4: Gjorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani, Luksemburgu, Azarbejxhani, Kosova, Bullgaria, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut.
Vazoja 5: Sllovakia, Irlanda Veriore, Qipro,Bjellorusia, Lituania, Gjibralltari, Estonia, Letonia, Moldavija, Malta.
Vazoja 6: Andorra, San Marino, Lihtenshtajni.